9 gra shtatzëna dhe 6 fëmijë të shtrirë në QKUK

-

Në muajin dhjetor dhe janar pati rritje të rasteve me COVID-19, pasi shpërtheu varianti Omicron në Kosovë.

Me rritjen e rasteve të reja është rritur edhe numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë në QKUK ose spitalet tjera rajonale.

Aktualisht në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar janë 171 pacientë të hospitalizuar, prej tyre 6 janë fëmijë, të cilët po trajtohen në Klinikën e Pediatrisë.

Gjithashtu në mesin e të hospitalizuarve janë edhe 9 gra të infektuara me koronavirus, që po trajtohen në Klinikën e Gjinekologjisë.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, 171 pacientë janë të spitalizuar nga Covid-19, prej tyre 166 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 5 të negativizuar. 129 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 10 pacientë”, thuhet nga SHSKUK.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit