Beatrix Ramosaj në çdo paraqitje televizive shkëlqen. Ajo që bie më së shumti në sy është stili i veçantë i veshjes.
Edhe më shumë vëmendje mori gjatë paraqitjes së fundit në spektaklin e Big Brother, ku kishte veshur një korset dhe një palë xhinse të markës së njohur Burberry.
Pjesa e sipërme e saj që ishte një korset kap vlerën e 1 mijë e 258 dollarëve apo mbi (1 mijë e 100 euro), derisa xhinsit kanë një çmim prej 885 dollarëve (mbi 770 euro), e që në total i bie 2,143 dollarë, apo mbi 1 mijë e 800 euro.
