Agjenda shtetërore për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

-

Qeveria e Kosovës ka njoftuar për agjendën për shënimin e 14 vjetorit të shpalljes se Pavarësisë së Republikës së Kosovës, nesër më 17 shkurt 2022, shkruan Reporteri.net.

Në orën 08:00 do të bëhet ngritja e flamurit të Kosovës në oborrin e Qeverisë.

Në orën 09:10-09:30, në Skenderaj do të vendosen kurora lulesh te Kompleksi Adem Jashari.

Në orën 10:30-10:35 do të vendosen kurora lulesh pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova në kryeqytet.

Në orën 10:35-10:40 vendosen kurora te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Në orën 11:00, ashtu siç ishte paralajmëruar, do të nisë seanca solemne në Kuvendin e Kosovës.

Në orën 12 deri në orën 13 do të bëhet parakalimi i FSK-së dhe Policisë në bulevardin Nënë Tereza,

Në orën 14 deri në orën 15, bëhet përurimi i librit “78 Ditë Bombardime të NATO-s” në Bibliotekën Kombëtare.

Në orën 16:00-17:00 do të bëhen pritjet shtetërore në Pallatin e Rinisë.

Në orën 17 do të nisë koncerti i Filharmonisë së Kosovës me vepra shqitpare në Sallën e Kuqe.

Në orën 18:30 do të mbahet programi i Ansamblit Shota dhe atij të Shqipërisë në Teatrin Kombëtar dhe në orën 20:00, do të ketë koncert në Kino Armata.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE