Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

-

Për të katërtën herë me radhë është duke u dyshuar sërish edhe sot për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

Ajo ka shtuar se përmes një telefonate anonime një persona ka deklaruar se në stacion ishin vendosur mjete shpërthyese.

“Menjëherë policia ka ndërmarr të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

 

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE