ATK me njoftim për biznese rreth procedurave të pageses së tatimit të dyfishtë

-

Procedurat e Marrëveshjes së Ndërsjellët (MAP)

Neni 25 i Marrëveshjeve për eliminimin e Tatimit të Dyfishtë mbi të ardhura dhe parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore.

Administrata Tatimore e Kosovës ka aprovuar procedurat përmes së cilave tatimpaguesit mund të kërkojnë ndihmë nga ATK për të zgjidhur mosmarrëveshjet që dalin nga tatimimi që nuk është në përputhje me dispozitat e marrëveshjes përkatëse të tatimit të dyfishtë (METD). Këto mosmarrëveshje përfshijnë raste të tatimit të dyfishtë juridik dhe ekonomik, si dhe mospërputhjet në interpretimin dhe zbatimin e një METD-je.

Të gjitha METD-të ekzistuese të Kosovës përmbajnë nenin MAP bazuar në dispozitat e nenit 25 të Konventës Model të Tatimeve dhe Kapitalit nga OECD. Tatimpaguesit duhet t’i referohen vetë tekstit të marrëveshjes tatimore përkatëse për të kuptuar kushtet për të aplikuar për MAP sipas asaj marrëveshje tatimore. Marrëveshjet tatimore janë në dispozicion në ueb-faqen e ATK. Po ashtu, tatimpaguesit mund të kërkojnë ndihmë në ATK lidhur me Procedurën e Marrëveshjes së Ndërsjellë (MAP) sipas kushteve të METD-së përkatëse. burimi nga kontabilisti

Për më shumë info tatimpaguesit mund të klikojnë linkun më poshtë:https://www.atk-ks.org/…/Njoftim-per-tatimpagues-mbi…

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE