Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe njëkohësisht këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, vazhdon të jetë në vëmendje edhe pas eksperiencës në “Big Brother VIP”.
Ajo është në top lajmet e mediave pas marrëdhënies që krijoi brenda shtëpisë me aktorin dhe artistin, Donald Veshaj, shkruan “Kosovarja”.
Ky i fundit është në finalen e lojës derisa partnerja e tij, Trixa po i jep mbështetje atij.
Por, para disa javësh artistja i dedikoi edhe këngë Donaldit, teksti i së cilës lidhej me të dy dhe paragjykimet e njerëzve.
Por, ky gjest nuk është hera e parë që e bënë Beatrix, pasi së fundi është bërë virale në rrjet një video ku Beatrix është me ish – të dashurinë.
Bëhet fjalë për Ervin Canollin, gjë të cilën e kishte zbuluar ajo në një skenë kërcimi derisa ishte krahë tij dhe përpara një publiku të tërë.