Duda Balje: Nuk jam hajdute, djali im e ka vështirë të shkoj në shkollë për shkak të komenteve

-

Publikimi i shpenzimeve të derivateve nga deputetët e Kuvendit ka bërë bujë të madhe.

Ndërkaq, njëra nga deputetët që ka shpenzuar më së shumti është përfaqësuesja e komuniteteve të boshnjakëve Duda Balje, që ka harxhuar gjithsej 870 euro për karburante.

Balje përmes një statusi në facebook ka kërkuar llogari nga kryeparlamentari Konjufca.

“Pse nuk pate guximin te thuash të vërtetën, të pakten timen. Për herë të parë që kur jam bërë deputete e këtij vendi, ndihem shumë keq, sepse në tre ditët e fundit kam pasur mbi 280 telefonata nga mediat, çdo qytetar tjetër që më kalonte në rrugë thoshte emrin “naftë” në forma e kontekste të ndryshme”, ka shkruar ajo.

Për këtë çështje, Balje thotë se djali i saj 13-vjeçar ka pasur një diskutim në klasë me miqtë e tij se si nëna e tij është një “hajdute”.

“Dje, djali im 13-vjeçar pati një diskutim në klasë me miqtë e tij se si nëna e tij është një “hajdute” Edhe djalit tim i është vështirësuar të shkoj në shkollë, për shkak të komenteve të ndyshme në emrin tim. Paramendoni si ndihet fëmija im në këto moment”, ka shkruar deputetja.

Po ashtu ajo kërkoj që të merren vendime të tjera ose të ndryshohet rregullorja.

“Unë nuk jam hajdute dhe ti je kryetar i Kuvendit në të cilin punoj, thuaj të vërtetën, ose ndrysho rregulloren, merr një vendim tjetër për shpenzimet, hidhe në tryezë iniciativën e ligjit për deputetët.

“Si kryetar i kuvendit ju takon të thuani të vërtetën e ti dilni në mbrojtje deputetëve të cilët nuk kanë vepruar asgjë kundër rregullores dhe ligjit”, përfundoi ajo.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE