Edhe për derivate Kurti fajin e drejton te qeveritë e tjera

-

Kryeministri Albin Kurti, në një konference për media bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, në lidhje me zbutjen e masave anti-covid, është pyetur edhe për shpenzimet marramendëse të deputetëve të tij për derivate, shkruan Gazeta Metro.

Sipas Kurti, vendimi ishte marrë nga legjislaturat e kaluara, duke vënë fajin si zakonisht te pararendësit e tij.

Tutje ai tha se nuk duhet të vecohet një deputet, pasi vendimi është mbi një dekadë në fuqi.

Ai përmendi edhe arsyetimin që grupi I LVV’së dha sot, ku shefja e grupit parlamentar të VV’së tha se do tërhiqen nga këto pagesa.

“Shefja e GP të VV-së ka dhënë njoftim për këtë çështje duke njoftuar se deputetët tanë do të tërhiqen vullnetarisht poashtu ka kërkuar nga kryesia rishikimin e këtij vendimi për kompenzim. Unë e kuptoj se këto praktika kanë qenë nga praktikat e kaluara unë e kuptoj indinjatën e qytetarëve por e konsideroj të padrejtë piketimin e ndonjë deputeti të veçantë kur vendimi është mbi një dekadë tashmë”, tha Kurti.

Kujtojmë se shpenzimet e deputetëve të Kurtit ishin marramendëse. Yllza Hoti e Artan Abrashi ishin vetëm disa nga emrat më të spikatur për shpenzimet e tyre marramendëse.

Hoti kishte shpenzuar hiç më pak se 810 euro, e ndjekur nga Artan Abrashi me 690 euro.

Agon Batusha gjithashtu deputet i LVV’së kishte shpenzuar 570 euro në derivate.

 

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit