Flamuri është simboli që përfaqëson republikën tonë. Pavarësia e Kosovës u shpallë me 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta, në Kuvendin e Kosovës. Pas shpalljes së pavarësisë u zbuluar edhe flamuri që do ta përfaqësonte Kosovën tash e tutje në çdo cep të botës, shkruan Gazeta Metro.
17 shkurti i vitit 2008 kishte qenë një ndër ditët më të ftohta të vitit, kjo datë shënon shpalljen e pavarësisë së Kosovës ditës më historike të shtetit tonë, dhe të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës.
Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi. Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi.
Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën