Gëzim Kelmendi: Albin Kurti po i vret shqiptarët me këtë ligj

-

Gjatë ditës së sotme ka pasur reagime të shumta lidhur me projektkodin civil përmes së cilit do të hapet rruga që qytetarët e Kosovës të kenë të drejtë të martohen me partneret/ët e tyre, pavarësisht gjinive.

Kryetari i partisë konservatore “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka reaguar për këtë çështje, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e zhduk “familjen kosovare”.

“Qeveria Kurti përmes Projekt-Kodit Civil që nesër është në rend të ditës për votim, synon të hapë rrugë për martesat brenda të njejtës gjini. Qeveria Kurti jo vetëm që i mashtroi qytetarët, iu rëndoi edhe ma shumë gjendjen ekonomike, por tani me këtë Projekt-Kod po e shkatërron shtyllën kryesore të shtetit, familjen. Nëse Serbia i vrau shqiptarët me armë, Albin Kurti po i vret me këtë ligj”, ka thënë Kelmendi.

Gjatë ditës edhe Bashkësia Islame e Kosovës ka ripërsëritur qëndrimin e saj kundër martesave së të njëjtës gjini.

Sipas BIK-ut ato janë në kundërshtim me parimet islame.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit