Ka eskaluar debati në mes të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mirsad Shkreta dhe kryesueses së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Agreta Gashi, e cila ishte emëruar nga Qeveria Kurti, shkruan Gazeta Metro.
Në vizitën që patën sot deputetët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, me Bordin e SHSKUK’së dhe drejtorin Valbon Krasniqi, u diskutua rritja e listave të pritjes për operim të pacientëve, furnizimi me barna nga lista esenciale, mos funksionalizimi i spitalit pediatrik.
Gjithashtu deputet kërkuan sqarim pse kryesuesja e Bordit të SHSKUK’së ishte edhe kryetare e komisionit për përzgjedhje të drejtoreve klinik.
Kur deputet kërkuan llogari nga Agreta Gashi ajo i akuzoj pa fakte deputetët se kanë interesa, kjo situatë nervozoj teje mase deputetin Mirsad Shkreta i cili e quajti kryesuesen e Bordit hajdute ordinere që rrinë skutave me ‘screenshot’, qe pinë duhan ne vendin e punës dhe se atë do ta padis ne prokurori.
Në debatin mes Shkretës dhe Gashit, dëgjohen edhe deputetët e tjerë Bekim Haxhiu e Famtire Kollqaku, por debati i ashpër ishte mes deputetit të VV’së dhe kryesueses së SHSKUK’së.