Inteligjenca amerikane: Rusia do të sulmojë tërë Ukrainën brenda 48 orëve

-

Sot është raportuar se inteligjenca amerikane ka bërë paralajmërime drejtuar Ukrainës, se një sulm është i pashmangshëm.

Po ashtu, Reuters ka raportuar se dy autokolona të veçanta me pajisje ushtarake, që nuk kishin shenja të dukshme, u panë duke lëvizur drejt qytetit të Donetskut, që ndodhet në Ukrainën lindore.

Kurse, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se Rusia zhvendosi gati 100 për qind të trupave në pozicione të gatshme për pushtim.

Në anën tjetër, Guardian konfirmoi se paralajmërimi për një sulm të afërt i ka shkuar Ukrainës dhe aleatëve dhe se Britania e Madhe ka ndarë vlerësimin e SHBA-së.

Newsweek ishte i pari që raportoi këtë, duke thënë se SHBA-ja paralajmëroi se ofensiva do të vinte brenda 48 orëve.

Përfundimi është se ka formacione të mëdha ruse në lëvizje, kështu që vlerësimi është se një sulm mund të lëshohet në çdo kohë.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit