Ish-ministri Zemaj ‘godet’ Qeverinë, ja për çka e akuzon

-

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19. Duke folur për numrin e lartë të të infektuarve gjatë muajit janar, Zemaj tha se “qeveria e paaftë dëmton shëndetin dhe shtetin”.

“Pasojat e paaftësisë qeverisëse janë të tmerrshme në çdo aspekt. Bilanci i keqmenaxhimit të pandemisë vetëm gjatë muajit janar është si në vijim: 46 mijë të infektuar me Covid-19 dhe 30 jetë të humbura”, tha Zemaj.

“Mirënjohje pafund për profesionistët shëndetësor, sepse përkundër trajtimit të keq që po iu bën kjo Qeveri e paaftë, ata po qëndrojnë fuqishëm në ballë të betejës kundër pandemisë”, shkroi Zemaj në Facebook.

Shkrimi i plotë i Zemajt në Facebook:

Pasojat e paaftësisë qeverisëse janë të tmerrshme në çdo aspekt. Bilanci i keqmenaxhimit të pandemisë vetëm gjatë muajit janar është si në vijim: 46 mijë të infektuar me Covid-19 dhe 30 jetë të humbura.

Përfundimisht, paaftësia qeverisëse dëmton shëndetin. Dëmton ekonominë. Dëmton mirëqenien. Dëmton shtetin. I dëmton krejt pa përjashtim si dhe është e padrejtë ndaj të gjithëve.

Mirënjohje pafund për profesionistët shëndetësor, sepse përkundër trajtimit të keq që po iu bën kjo Qeveri e paaftë, ata po qëndrojnë fuqishëm në ballë të betejës kundër pandemisë.

Qytetarë të dashur,

Ju lutem që të kujdeseni maksimalisht për vete dhe më të dashurit tuaj!

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit