Ja pse Ilir Shaqiri fiton Big Brother VIP/ Milaim Zeka flet si miku i tij

-

Gazetari Milaim Zeka ka shprehur mbështetjen e tij për konkurrentin e “Big Brother Vip Albania” Ilir Shaqiri, për të cilin ka thënë se pret që do të jetë fituesi i këtij spektakli, transmeton Parrotlla.org.

“Kam qenë dy vite së bashku në jurisë ë bashku me atë, tek Danicing Ëith The Star, e kam mik privat dhe e njoh personalisht. Arsyeja e mbështetjes time është më tepër nga ajo që disa njerëz të pacipë kanë dashur ta godasin atë si gjoja një anti-kosovar dhe kjo më ka shty me u fut pak në këtë lojën e Big Brother”, ka thënë Zeka në një intervistë për Top Channel.

Ai ka thënë se Ilir Shaqiri është njeri me edukatë, është tamam VIP, artist.

“Për dallim prej disa të tjerëve që e kanë tregu publikisht në Big Brother, e që nuk do të duhej të ishin as tek dera VIP-ave, e most ë flasim pastaj për fushatën denigruese janë mundu t’ia bëjnë disa maskarenj edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri se gjoja Ilir Shaqiri është kundër shqiptarëve të Kosovës. Dhe, po e përfundoj, duhet të dihet diçka që për 50 vite, komunizmi në Shqipëri, ka folë për letërsinë kosovare dhe tani edhe në mediat e Shqipërisë shpesh herë flitet ‘kosovarët, ju kosovarët’, nuk kemi ku I ikim kësaj. Iliri nuk ka folë në kuptimin që kosovarët nuk janë shqiptarë, por ka thënë që ju jeni kosovarë me nënshtetësi”, ka thënë Zeka.

Sipas Zekës, ka edhe në Kosovë disa intelektualë, të cilët, ata për fatin e zi thonë që ne jemi kosovarë dhe nuk jemi shqiptarë.

“Por Iliri është një njeri që për mendimin tim duhet ta fitojë dhe mund të ia qëllojë, këtë e kam thënë në Top Channel para një muaj e gjysmë, që Ilir Shaqiri do të jetë fitues i Big Brother”, është shprehur Zeka. /Parrotlla.org

 

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE