Kadrijaj: Në muajin e parë pas shtrenjtimit të rrymës do të rëndohet jeta e qytetarëve

-

Profesori i ekonomisë Mustafë Kadrijaj e ka vlerësuar si shqetësuese ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Si Kosovë, si shtet, jemi ndër vendet më të pasura me bazë të energjisë dhe tani po rritet çmimi i rrymës për 100 përqind”, është shprehur Kadrijaj, njofton Klan Kosova.

“Kjo ngritje do ta rëndojë jetën e qytetarëve dhe kjo do të ndodhë në muajin e parë. Asnjë qytetar nuk mund të investojë në planifikimet familjare”.

“Institucionet dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë po sillen sikurse kanë zbritur nga qielli”.

Kadrijaj ka thënë se qeveria aktuale duhet të nisë të mendojë për ndërtimin e termocentralit të ri, që do të zgjidhte problemin me energjinë.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE