Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e katërt (TM4) 2021, ku në skemat pensionale rezulton se 141 mijë e 162 persona marrin pensionin e moshës, shkruan Gazeta Metro.
Pensioni i moshës në Kosovë është i përcaktuar të jetë në moshën 65 vjeç.
Ndërsa 49 mijë e 872 persona janë përfitues të pensionit kontributpagues, bëhet e ditur në raportin e fundit të këtij agjencioni.
Në këtë raport janë publikuar edhe kategoritë tjera sociale të cilat janë përfituese të skemave sociale që ofron shteti Kosovës.