“KEDS-i po bënë dallavere me kwh”, qytetari publikon faturën dhe ankohet për mashtrim!

-

Me vendim të ZRRE-së nga data 9 shkurt është shtrejtuar çmimi i energjisë elektrike.

Koston e faturës së energjisë, tek tani e kanë pranuar qytetarët e vendit, të cilët në masë të madhe po shprehen të pakënaqur, raporton 02Press.com

Arton Demhasaj, nga organizata Çohu ka shprehur dyshime se janë manipuluar edhe shifrat e shpenzimit të energjisë elektrike për të rritur koston e faturës.

“Nga 24.01.2022 deri me 09.02 2022 jane 16 dite e kam hargjuar 799 kWh

Nga 09.02.2022 deri me 21.02 2022 jane 12 dite e kam hargjuar 1275 kWh!

Pra me tarife te re edhe pse periudha ma e shkurter paskna hargju 476 kWh ma shume se sa periudha me tarif te vjeter edhe pse ma e gjate…

Spo e kuptoj qysh per 12 dite kam hargju ma shume me tarifen e re 1275 kWh se sa per 16 dite me traifen e vjeter 799 kWh…”, u shpreh ai.

Sipas tij, përveç rritjes së tarifes nga ZRrE, si duket KES/CO paska rrit edhe dallaverët.

“Shprendarja e hargjimit sipas qefit dhe interesit te tyre… ketu duhet nje hetim i mirefillt nga Policia dhe Prokuroria”, ka deklaruar ai.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE