Një veturë ka goditur një këmbësor në fshatin Banull të Lipjanit, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18 e 20 minuta.
Sipas policisë, viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë për të marrë trajtimin mjekësor.
“Fsh. Banull, Lipjan 11.02.2022 – 18:20. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Emergjente, Prishtinë për trajtim mjekësor” thuhet në njoftimin e policisë.