Kërkohet tërheqja e kursimeve nga Trusti, qytetarët presin aprovimin e qeverisë!

-

Ngritja e çmimeve të produkteve në vend ka vështirësuar jetesën për shumë familje.

Si rrjedhojë edhe interesimi për ndihmë nga shteti është rritur nga qytetarët, raporton 02Press

Nevoja për përkrahje nga shteti është bërë edhe më e madhe pas vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

02PRESS në një anketë të bërë në faqen e saj zyrtare në Facebook ka pyetur qytetarët nëse dëshirojnë tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional (TRUSTI).

Në pyetjen e 02 PRESS – A duhet të lejohet tërheqja e kursimeve nga Trusti, pas shtrejtimit të rrymës? qindra qytetarë kanë thënë se pajtohen me një gjë të tillë dhe kanë kërkuar lejimin e tërheqjes së kursimeve.

02PRESS ka realizuar anketa të ngjashme me qytetarë edhe më herët dhe interesimi i tyre ka qenë i ngjashëm lidhur me këtë çështje.
spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit