Shpenzimet e karburantit të deputetëve për udhëtimet në seancat e Kuvendit si dhe komisionet parlamentare edhe pse disa deputet jetonin në Prishtinë është bërë temë kryesore në Kosovë, ndërsa ka edhe nga ata deputet që s’kanë marrë asnjë centë për të shkuar në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Përveç pagës së majme që marrin deputetët e Kuvendit të Kosovës në krahasim me pagën minimale në nivel vendi, ata gëzojnë edhe përfitime tjera financiare derisa ushtrojnë mandatin e deputetit, siç janë mbulimet e shpenzimit të karburantit.
Këtë javë janë publikuar listat e deputetëve të cilët paguhen nga shteti për udhëtimin e tyre, për seanca dhe komisione.
Ndërsa, ka nga ata që nuk kanë marrë asnjë centë për këto shpenzime.
Sa i përket deputetëve të opozitës, janë gjithsej 24 prej tyre që nuk kanë marrë asnjë cent nga udhëtimi i tyre në Kuvendin e Kosovës.
Lista e tyre është publikuar nga kanal 10.