5 viktima janë regjistruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Express.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga MSH kanë treguar se viktimë e COVID-19 gjatë kësaj kohe është një burrë i moshës 50-59 vjeçare nga Komuna e Prishtinës, një burrë dhe një grua të moshës 60-69 vjeçare nga Komuna e Prishtinës dhe Vushtrrisë, një burrë i moshës 70-79 vjeçare nga Komuna e Vitisë dhe një grua mbi 80 vjeç nga Komuna e Drenasit.