Kjo është shakaja që bëri Donaldi, për të cilën Arbana i “tërhoqi” veshin në spektakël live

-

Gjatë ditës së sotme Donaldi dhe Beniada kanë bërë një lojë jo edhe aq të mirë. Në një moment Donaldi i kishte mbuluar fytyrën Beniadës me një qese plastike

E menjëherë erdhi edhe reagimi i Arbanës direkt në spektaklin e sotëm në sytë e të gjithëve e cila i paralajmëroi që mos të bëjnë lojëra të tilla.

‘Një shaka e pa kripë Donald, kur ti me qese i mbulon fytyrën Beniadës. Keni kujdes, mos i bëni këto lojëra më’, ka qenë deklarata e Arbanës. Donaldi pas kësaj kërkoi falje dhe sqaroi se nuk e kishte me të keq.

Spektakli i sotëm i ‘BBV’ ka nisur si gjithmonë vrullshëm dhe me debate e diskutime që në fillim. Pasi u fol për gjendjen shëndetësore të Einxhel dhe mënyrën si e pritën banorët, Arbana kaloi direkt te temat e nxehta.

Spektaklin e kaluar, Arjola refuzoi të hapte kutinë e Pandorës, gjë që bëri që dy opinionistët ta cilësonin atë si veprim të dobët nga ana e saj.

Arjola bashkë me Monikën, pasi edhe ajo refuzoi ta hapte kutinë e Pandorës, ishin të indinjuara nga fjalët e Arbërit natën e kaluar.

Gjatë debatit me Donaldin, ku Arjola po tregonte pse nuk e hapi kutinë e Pandorës, ndër shumë gjëra të tjera, tha se ka 12 vjet që nuk sheh televizor dhe se nuk e di çfarë është bërë dhe bëhet në ‘Big Brother-at’ e tjerë, pra ideja e saj është se është vetvetja dhe nuk ka ardhur me strategji.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE