Kurti në Mynih kërkon që Serbia t’i hap arkivat: Bëri gjenocid në Kosovë

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje edhe një herë ndaj Serbisë që t’i hapë arkivat shtetërore.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kurti ka deklaruar se krimet serbe të kryera në Kosovë ishin krime shtetërore, ndërsa qëndrimin e tij e përcolli edhe në një postim në rrjetin social Twitter.

“Në panelin e Konferencës së Sigurisë në Mynih: ‘Të humbur në tranzicion: Sfidat dhe perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale’ i bëra thirrje Serbisë që të hapë arkivat shtetërore sepse krimet e kryera në Kosovë ishin krime shtetërore”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Tutje, kryeministri i Kosovës ka thënë se e kaluara mes Kosovës e Serbisë nuk ka kaluar ende.

“E kaluara nuk ka kaluar ende, meqë krimet e luftës dhe gjenocidi janë ende të mohuara”, shkroi ai.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit