Kurti: Sa është i rëndësishëm prindi, po aq i rëndësishëm është edhe prindi i prindit e që nuk është gjyshi

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka marrë pjesë në tryezën shkencore kushtuar studiuesit të albanologjisë, profesorit dhe drejtuesit shumëvjeçar të Institutit Albanalogjik të Prishtinës, Sadri Fetiu, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij, ndërsa në fjalimin e tij të gjatë, një fjali e Kurtit ishte e çuditshme, ku thuhet “Sa është i rëndësishëm prindi, po aq i rëndësishëm është edhe prindi i prindit e që nuk është gjyshi”.

Sot kryeministri Kurti, ka mbajtur një fjalim të gjatë kushtuar profesorit dhe drejtuesit shumëvjeçar të Institutit Albanalogjik të Prishtinës, Sadri Fetiu, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij.

Por ajo që ka ra në sy ka qenë një fjali e Kurtit që nuk kuptohet se çfarë në të vërtetë ka dashur të thotë.

“Sa është i rëndësishëm prindi, po aq i rëndësishëm është edhe prindi i prindit e që nuk është gjyshi. Para se të kem mësuese timen, kam pasur mësues të prindit tim, e që ka qenë Sadri Fetiu”, ka shkruar Kurti ndër të tjera.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE