Ky është parashikimi i motit për ditën e enjte

-

Moti nesër do të jetë i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, e përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë, shkruan Gazeta Metro.

Prishtina Weather ka njoftuar se nesër moti do të jetë i ngrohtë, ku temperaturat do të shkojnë deri në 10 gradë Celsius.

Më poshtë keni parashikimin e motit deri ditën e hënë:

10.02 – Mot i ngrohtë e kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, e përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë.

11.02 – Pas mëngjesit me ngrica, e ultësirave me mjegull/mjegullinë, ditën do të mbajë mot i ngrohtë, me kthjellime e diell.

12.02 – Më ftohtë, e kryesisht me vransira. Ditën edhe intervale të shkurta me diell. Përreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore

13.02 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe intervale me diell.

14.02 – Pjesërisht vranët dhe me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.

Temperaturat në rritje ditëve të ardhshme, e në fundjavë në rënie. Minimalet luhaten nga -3C deri 1C, e maksimalet kapin vlerat deri në 12C e 14C të premten, e të shtunën zbresin në 5C, e deri të hënën sërish në rritje në 9C.

Erërat frynë lehtë nga juglindja 1-4m/s, e ditën e shtunë ndryshojnë drejtimin nga verilindja dhe frynë edhe mesatare 3-7m/s.

Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, megjithë një tendencë të rënies ditën e premte

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit