Makina përmbyset – nxirren 3 trupa, nuk dihet numri i viktimave

-

Aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Murrashit, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve një makinë ka dalë nga rruga duke rënë në lumin Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake automjeti i tipit Benz “ML” është përplasur me një makinë tjetër dhe nga manovrimi makina ka dalë jashtë rrugës. Mendohet se 6 persona janë aksidentuar. Tre prej tyre janë nxjerrë menjëherë nga forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e policisë.

Tre personat janë nxjerrë nga lumi i Shkumbinit, një është dërguar një drejt spitalit të Traumës. Fëmija është ai që është në gjendje të rëndë dhe është dërguar menjëherë për mjekim në Tiranë.

Ndërkohë situata bëhet më dramatike pasi brenda makinës së rënë në lumë ndodhen dy persona të tjerë që janë bllokuar brenda. Një shtetase është nxjerrë e gjallë prej aty ndërsa është shoqëruar drejt spitalit për ndihmë mjekësore Familja që ndodhje në automjet është nga Kukësi.

Ndërkohë që është ende për të bërë një bilanc final, pasi dyshohet se ka edhe viktima nga ky aksident tragjik.

 

Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit