Masat antiCOVID shqyrtohen të premten, zv/ministri tregon a do të ketë lehtësim
Zëvendësministri i Shëndetësisë Arsim Berisha, ka njoftuar se më 4 shkurt do të bëhet shqyrtimi i masave antiCOVID.
Berisha tha se përgjatë këtyre tre ditëve shifrat flasin për një përmbysje të numrit të të shëruarve në raport me ato të infektuarve.
“Ne i kemi marrë parasysh të gjitha kritikat që janë dhënë nga ana e publikut dhe akterëve politik dhe patjetër që këto masa do të shqyrtohen me datën 4 shkurt. Përderisa që tre ditë kemi një përmbytje për të mirë të të shëruarve në raport me të infektuarit ne do të presim edhe dy ditë, ditën e enjtë ne takohemi së bashku me ekspertët dhe në bazë të situatës në kohë reale ne do të shikojmë dhe do të vendosim për masat e reja”, ka thënë ai në Klan.