Masat e reja, ja çfarë do të ndodhë me fitneset

-

Në vendin e dhënë së fundi nga Ministria e Shëndetësisë ishte bërë e ditur se nga masat e reja antiCOVID mbyllen të gjitha fitneset.

E kundër këtij vendimi dolën thuajse të gjithë drejtuesit e fitneseve në vend.

Por në rekomandimet e bëra sot nga Komiteti për menaxhimin e pandemisë COVID-19, ishte edhe hapja e fitneseve.

Në deklarimin e tij pas mbledhjes, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka njoftuar se së shpejti pritet të bëhet edhe hapja e fitneseve.

Ai tha se ora policore të rikthehet nga ora 00:00 deri në ora 05:00, gastronomia deri në orën 23:00, maska të hiqet në ambientet e jashtme, fitneset do të hapen dhe hyrja në kufi do të lejohen të gjithë ata që kanë dy vaksina, ndërsa ata që kanë një vaksinë duhet ta kenë edhe testin PCR.

Latifi bëri thirrje që çdo veprimtari, së cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaksinës.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE