Mbretëresha e Britanisë së Madhe uron ditën e Pavarësisë së Kosovës

-

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth R, i ka dërguar telegram urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë.

Ajo ka uruar që Kosova të ketë periudha ende më të mira në të ardhmen.

“Me rastin e festës së rëndësishme të ditës suaj të pavarësisë, dua ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj dhe t’ia dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës. Ndërsa i kapërcejmë sfidat globale shëndetësore së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen”, thuhet në telegramin e Mbretëreshës Elizabeth.

Kurse, presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar Mbretëreshën Elizabeth dhe ka potencuar se Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Kosovës dhe e ka mbështetur vendin tonë jo vetëm në procesin e arritjes së lirisë, por edhe në procesin e shtetndërtimit.

 

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE