Media austriake ‘ngre alarmin’: A po ndodh shkëmbimi i territoreve Kosovë – Serbi?

-

Një media austriake i ka kushtuar një artikull dialogut midis Kosovës dhe Serbisë dhe “ringjalljes” së idesë së shkëmbimit të territoreve.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk është e re, por është ringjalluar. Këtë herë me propozime nga Prishtina”, shkruan Kosmo.

Sipas asaj qe thuhet në këtë artikull, brenda një jave nga Kosova dolën dy deklarata që trajtonin sërish shkëmbimin e territoreve.

Mediumi austriak përmend dy deklarata të eksponentëve politik në Kosovë që i referohen shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Ideja e shkëmbimit lindi, edhe pse jozyrtarisht, gjatë dialogut të udhëhequr nga BE-ja, ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kur Frederica Mogherini ndërmjetësoi si Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë. Shumë anëtarë të BE-së e kundërshtuan menjëherë këtë propozim, përfshirë Gjermaninë. Sipas parimit etnik, shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje dhe hap kutinë e Pandorës për demarkacione të mëtejshme kufitare në Ballkan”, thuhet në këtë artikull. /Lajmi.net/

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit