Ka tre muaj që Ministria e Financave nuk ka paguar kontributet në Fondin Pensional – Trusti për mësimdhënësit.
Këtë e kanë konfirmuar për 02 Press një grup mësimdhënësish të cilët i janë drejtuar redaksisë sonë për të shprehur shqetësimet e tyre.
02 Press ka siguruar edhe pasqyrën llogarisë nga Trusti të një prej mësimdhënësve ku vërehet se nuk figurojnë kontributet për muajt; Gusht, Shtator, Tetor, të këtij viti.

Për rastin 02 Press tashmë ka adresuar pyetje edhe në Ministrinë e Financave për të marrë një sqarim lidhur me këtë çështje.
Por deri në kohën e publikimit nuk kanë kthyer përgjigje.
02 Press do të ju mbajë të informuar.