Një 78-vjeçar gjendet pa shenja jete në Prishtinë

-

Një burrë i moshës 78-vjeçare është gjendur pa shenja jete në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, në mëngjesin e hershëm të së shtunës.

Lajmi për Sinjalin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ” Ilir Konushevci” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 78 vjeç. Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bëri të ditur Borovci

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit