Një polic paguhet vetëm 392 euro

-

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka folur për shqetësimet dhe nevojat me të cilat përballen zyrtarët policorë.

Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ai është shprehur se punonjësit e policisë duhet të kenë trajtim më të dinjitetshëm.

“Aktualisht paga e policit është 392. Është i papranueshëm Projektligji që neve na është ofru me këtë koeficient”, u shpreh Zeqiri.

“Për sindikatën propozimi për Ligjin për Pagat qysh në fillim ka qenë i papranueshëm, nuk e kemi çmimin për koeficient. Për neve deri tani është i panjohur, askush nuk ka dalë të na tregojë sa është vlera e koeficientit”, shtoi tutje.

Zeqiri po ashtu ka deklaruar se shqetësim për policët mbetet edhe sigurimi shëndetësor.

“Sigurimi shëndetësor është përfolur për sa vite. Jemi policia e vetme që kemi mbetur kaq gjatë pa sigurim shëndetësor. Kemi kërkuar që ky projektligj të hyjë në agjendë, nuk jemi në dijeni pse nuk ka hyrë deri tani. Kemi kontaktuar me Byronë Kosovare të Sigurimeve. Mund ta bëjmë një sigurim shëndetësor derisa të bëhet ligji, kjo për mos me na mbet zyrtarët pa sigurim deri atëherë. Me pesë milionë euro në vit mund ta bëjmë një sigurim shëndetësor. Kjo është kërkesë e jona dhe do të jetë në vazhdimësi, shpresoj se Qeverisa do të ketë vullnet të na përgjigjet në këtë çështje”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se shqetësim për ata mbetet edhe dorëheqja e zyrtarëve e policorë nga puna e tyre. Këtë fakt, ai nuk e konsideron si shenjë të mirë pasi deklaron se duhet vite që të punohet për t’u arritur profesionalizëm.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit