Pamje si në filma nga grabitja në Fushë Kosovë, hajni kap për flokësh punëtoren dhe vjedh arkën e marketit

-

Një grua ka raportuar se derisa ishte në vendin e saj të punës, një person ka vjedhur 250 euro para të gatshme nga arka. Ajo ka pranuar tretman mjekësor, pasi është lënduar gjatë ballafaqimit me hajnin, shkruan Gazeta Metro.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Fushë Kosovë, 10.02.2022-20:28. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar, një i dyshuar i panjohur duke përdor forcën, nga arka i ka grabitur 250 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e ballafaqimit me të dyshuarin. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime”, ka bërë të ditur policia.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Sinjali shihet se si grabitësi përleshet me shitësen e marketit dhe tenton që t’i marrë paratë nga arka

Shiko videon KËTU

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit