Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

-

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë ditëve në vijim në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

Sipas PW-së, nesër më 17 shkurt në mëngjes mund të ketë mundësi për mjegull/vransira të ulëta përgjatë ultësirave.

“Ditën mot i butë, me diell dhe vranësira kalimtare”, njofton PW.

“18.02 – Herët në mëngjes vransira kalimtare. Ditën kryesisht me diell.

19.02 – Kryesisht me diell, e ditën më ngrohtë. Në mbrëmje vransirat fillojnë të shtrihen mbi vend.

20.02 – Kryesisht vransira. Pasdite me mundësi për riga lokale shiu.

21.02 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell”, njofton PW-ja.

Temperaturat mbeten në vlera më të larta nga mesataret. Minimalet lëvizin ndërmjet 1 e 3C, e maksimalet lëvizin ndërmjet 10C e 14C, ditën e shtunë rriten edhe deri në 16C.

Erërat frynë të lehta dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-10m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale, e nga fillimi i javës së ardhshme në rënie.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit