Analisti dhe përkrahësi i VV-së, Liri Loshi, ka ironizuar me situatën e shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Loshi, përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, ua ka shtrenjtuar rrymën vetëm votuesve të LDK-së e PDK-së, pra shtresës së pasur, sipas tij.
“Po duket se Albini asht paq me votuesit e vet, sepse ata kryesisht jane njerz qe shpenzojne me pak se 800 kvh energji elektrike. Per ta s’ka shtrenjtime, ose ka shtrenjtime minimale. Edhe bizneseve po ua paguan rrymen qe ato mos me pase nje arsye shtese per me ngrite cmimet e prodhimeve. Tash ka mbete ajo shtresa e pasur 20-30 per qind qe jane votues te PDK-se dhe LDK-se, te cilet po ankohen qe i rroke shtrenjtimi. E po tash qeshtu e kane politikat e majta, me ba njelloj barazimi te shtresave shoqerore. Po shkojme kah asht shumica!” shkruan ai.