Mbrëmjen e djeshme në “Përputhen PRIME”, tema kryesore e diskutimeve ishte marrëdhënia e Mikelës me Bledin. Në hyrje të spektaklit u transmetuan disa pamje që nuk kishin dalë më parë, në prapaskenat e emisionit.
Tek pamjet e shfaqura, duket se debati midis dyshes agravoi në ngritje zëri dhe në sjellje agresive të Bledit, i cili godet karrigen gjatë shpërthimit të tij emocional.
Kjo situatë u kritikua shumë nga dy opinionistët e natës së sotme, ndërkohë që Bledi u shpreh se ishte një moment shpërthimi dhe nuk e kishte bërë atë veprim me qëllim.
“Kam patur një mllef shumë të madh përbrenda. Për sa i përket pjesës së karrigës, nëse do ta kasha bërë me qëllim nuk do të isha kthyer për të të kërkuar falje. Secili nga ne ka ato momentet që plas, por kjo nuk do të thotë që vetëm një moment i tillë mund të përshkruaj personin që jam unë.”- u shpreh ai lidhur me këtë situatë.
Ndërkohë, Mikela u shpreh se ndihej e zhgënjyer nga Bledi, të cilin e kishte vlerësuar për sjelljen e tij.
“Unë nuk egzistoj tek ti. Ti bën gjeste me femra të tjera. Të gjitha për ty janë njësoj.”- i tha ajo.
Pamjet mund t’i ndiqni nga minuta e 06:30, në rast se nuk hapet video klikoni këtu.