Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka dhënë detaje për vetaksidentin që ka ndodhur sonte, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Bresje.
Për Klankosova.tv, ai ka shtuar se dyshohet që drejtuesi i veturës e kishte humbur kontrollin dhe më pas vetura i kishte goditur mbrojtëset e rrugës.
“Ndihmë mjekësore në QKUK kanë kërkuar dy persona. Njësitë patrulluese policore si dhe hetuesit kujdestarë janë duke e trajtuar rastin”, ka thënë Hoxha, njofton Klankosova.tv.