Policia e Kosovës ka arrestuar një person, dje në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm seksual”, shkruan Gazeta Sinjali.
Personi që ra në prangat e Policisë dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua në një autobus në kryeqytet, dje rreth orës 13:50.
Sipas Policisë, pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.