Publikohen të gjitha shpenzimet për udhëtime që deputetët i kanë bërë nga viti 2011

-

Pas presonit publik, Kuvendi i Kosovës ka publikuar shpenzimet për udhëtimet e deputetëve që nga viti 2011 e deri në vitin 2021, përcjellë Gazeta Metro.

Nëpërmjet një njoftimi është sqaruar se kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës më 10 tetor 2011.

“Bazuar në interesimin dhe kërkesat e shumta të mediave për qasje në shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2021, në vazhdimësi të transparencës si dhe në funksion të interesit publik, gjeni shpenzimet e udhëtimit të deputetëve për periudhën e lartcekur. Sqarim: Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, të datës 10 tetor 2011, i nxjerrë në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit. Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione. Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Kosovës.

Raportin e gjeni këtu

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit