Reagon Klinika e Pediatrisë për vdekjen e 9-vjeçares: Ishte me Covid dhe me sëmundje të rëndë akute

-

Indeksonline mbrëmë ka raportuar për vdekjen e një 9-vjeçareje në Klinikën e Pediatrisë.

Familjarët e viktimës kanë hedhur akuza ndaj mjekëve për neglizhencë e lidhur me këtë është sqaruar Klinika e Pediatrisë.

App Store
“Klinika e Pediatrisë sqaron se fëmiu fillimisht ishte pranuar në Repartin Covid-19, për shkak se ka rezultuar pozitiv për COVID.

Pas ekzaminimeve shtesë vërtetohet se fëmiu ka sëmundje të rëndë akute dhe për këtë njoftohen prindërit.

Më pëlqimin, aprovimin dhe nënshkrimin e prindërve, fëmiu fillon terapinë dhe trajtimin e nevojshëm.

Klinika e Pediatrisë sqaron se nuk ka pasur neglizhencë në trajtimin e fëmiut. Për çdo veprim, analizë, procedurë diagnostike dhe fillimin e terapisë për sëmundjen e rëndë akute janë njoftuar prindërit, është marrë pëlqimi dhe nënshkrimi i tyre.

Tashmë, jemi në pritje të rezultatit nga Mjekësisë Ligjore.
Klinika e Pediatrisë, do të ofrojë gjithë bashkëpunimimin e nevojshëm për hulumtimin e rastit nga organet kompetente”, thuhet në sqarimin e tyre.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit