Refuzuan të vaksinoheshin, humbin jetën pesë anëtarët e një familjeje nga COVID-19

-

Pesë anëtarët e një familjeje italiane kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, pasi kishin vendosur të mos vaksinoheshin.

Babai 80-vjeçar, nëna 78-vjeçare dhe 3 fëmijët, djali 50-vjeçar dhe dy motrat e tij 55 dhe 52 vjeç, humbën jetën njëri pas tjetrit në mënyrë tagjike.

I pari që vdiq ishte babai, 4 pjestarët e tjerë të familjes humbën jetën në spitalin “Umberto I” në Enna, ku mbërritën, në fund të dhjetorit, në gjendje të rëndë.

Të enjten ka ndërruar jetë i ndjeri i fundit i familjes, 52-vjeçar.

Vajza e njërës prej viktimave ka thënë se ata kishin frikë nga vaksinimi, pasi kishin miq të njohur që kishin vuajtur pasoja të rënda nga vaksina dhe për këtë arsye kishin zgjedhur të mos i bënin.

“Jemi të shkatërruar. Kemi humbur gjithçka”, thotë Noemi, 25 vjeç, mbesa e 78-vjeçarit, i cili vdiq nga Covid.

Nga ana tjetër drejtori i spitalit Umberto I, ku familja humbi jetën, bëri thirrjë për vaksinim, si arma e vetme kundër Covid-19.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit