Sot, këngëtarja dhe ish banorja e BBV-së, Semi Jaupaj, publikoi këngën e saj të re të titulluar “Mos u kthe”.
E menjëherë pas publikimit, u aludua se teksti i këngës i dedikohet historisë Bora-Donald, shkruan lajmi.net.
“Para syve të botës rashë, më poshtë nuk e di a ka, si nuk të erdhi pak gjynah?! Gojën mbyllur do e mbaj, emrin tënd nuk do ta përmend, s’do të godas aty ku të dhemb”, këndon mes të tjerash Semi.
Kënga është vendosur dhe në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Donaldi e ka dëgjuar në prani të Ilirit dhe Beniadës. Iliri dhe Beniada nuk i kanë mbajtur dot të qeshurat dhe i kanë hedhur Donaldit shikime duke nënkuptuar se i dedikohet atij.
“Shko te zemra tjetër që po të pret se më mirë pa ty jam vetë”, i ka thënë Iliri.
Shiko VIDEON E PARË KËTU
Donaldi fillimisht mbeti shtangur ndërsa më pas është shprehur “Shumë e bukur është”./Lajmi.net/
Shiko VIDEON E DYTË KËTU