Sindikata e Policisë për suspendimin e policit: Nuk kemi të drejtë të bëjmë publikime politike

-

Pas mesnatës, zyrtari policor, Amir Hoxha, ka lajmëruar se është suspenduar nga Policia e Kosovës në lidhje me një postim të publikuar në Facebook. Ai kishte shkruar për mospagesën e shujtave për policët, mirëpo edhe i kritikoi deputetët për shpenzimet për karburante.

E dyshimi i parë për suspendimin e Hoxhës është një urdhëresë nga menaxhmenti që ia ndalon policëve të bëjnë publikime politike.

Kështu ka thënë kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës për Sinjalin, Imer Zeqiri.

“Janë disa gjëra të kufizuara në polici. Ne nuk kemi të drejtë të bëjmë publikime politike. Është një urdhëresë nga menaxhmenti që thotë se nuk kemi të drejtë të bëjmë komente politike. Ajo urdhëresë është që disa vite”, ka thënë ai.

Zeiqiri, gjithashtu tha se nuk duhet të mohohet e drejta e policëve për t’i kërkuar të drejtat e veta.

Ai tha se Sindikata është ende duke mbledhur informacione dhe do të dalin me një komunikatë për media me detaje tjera.

Në lidhje me këtë rast janë deklaruar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët thanë se suspendimi është bërë nga Policia e Kosovës dhe nuk janë duke e trajtuar këtë rast.

 

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit