Super lajm: Qeveria do të ndajë grante deri në 8 mijë euro!

-

Almir Veliji, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal, ka thënë se përmes dhënies së granteve kanë në synim të punësojnë rreth 1000 të rinj.

Ai tha se me këtë po duan të parandalojnë ikjen e të rinjve nga vendi.

Për këtë, Veliji ka thënë se janë në prag të nxjerrjes së një udhëzimi administrativ për aplikim për grante.

“Sivjet ne i kemi ndarë në tri thirrje. Start Up do të jetë deri në 8000 euro thirrja për një të ri për me hapë një biznes dhe për të mos e lëshuar. Për shkak të kësaj ikje ne menjëherë jemi

angazhuar si ministri që të ndërpresim këtë. Për këtë vit do të ndajmë 1.5 milion për ndarjen e granteve. Për këtë vit synojmë punësimin e deri 1000 veta të rinj”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Veliji ka thënë se e gjithë kjo do të bëhet me monitorim dhe do të bëhet verifikimi përmes ATK-së.

“Jemi në fazën finale deri ka 15 mars dhe do të bëhet monitorim”.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit