Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat më të fokusuara do të jenë përgjatë relievit malor, njofton IHMK.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.