Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka njoftuar për disa “incidente të shumta granatimesh përgjatë vijës së kontaktit në Ukrainën Lindore” në orët e para të së enjtes. Burimi i bombardimeve dhe serioziteti i incidenteve mbeten të paqarta, shkruan The Guardian.
Ndërkohë ushtarët ukrainas kanë publikuar disa fotografi të një kopshti fëmijësh në Ukrainën lindore për të cilin thonë se është dëmtuar nga granatimet.
Kopshti i fëmijëve është në Stanytsia Luhanska, një qytet i vogël në vijën e parë të luftës së Ukrainës kundër separatistëve të mbështetur nga Moska.