Thyhen zyrat e Qendrës për Punë Sociale në Kodrën e Trimave

-

Persona të panjohur gjatë natës kanë thyer zyrat e Qendrës për Punë Sociale të cilat ndodhen në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se zyrat janë demoluar gjatë natës për arsyeje ende të panjohura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë të cilat po merren me rastin.

Ende nuk dihen motivet, por kujtojmë se punëtorët në këtë qendër janë të rrezikuar shpesh herë nga palët që kanë probleme të dhunës në familje e raste të ngjashme.

Punëtorët kanë paga të vogla ndërkohë rrezikshmëria nuk ju paguhet fare.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit