“Ti fiton zemra jo vota” Getinjo u jep përgjigje akuzave për pikturën e Adem Jasharit që bëri Donaldi

-

Mbrëmjen e djeshme Donaldi ka realizuar pikturën e Adem Jasharit duke qenë se ishte Pavarësia e Kosovës. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit sepse aktori e ka realizuar këtë me një teknikë të veçantë duke u vlerësuar shumë. Mirëpo, sigurisht ka patur dhe kritikë, apo skeptikë të cilët janë shprehur se Donaldi e ka bërë këtë për vota.

Një nga personat që i ka dalë atij mbështetje është reepri i njohur Getinjo, mik i mirë i Donaldit. Teksa ka rishpërndarë videon në Instastory, Getinjo shkruan:

“Respekte vëlla. Njerëzit mund të mendojnë se e ke bërë këtë për të fituar vota, por gabojnë sepse unë e di që ti e ke bërë këtë sepse je artist në zemër dhe e ke ndje. Ti nuk fiton vota, ti fiton zemra. Ti meriton fitoren jo vetëm për këtë gjest, por sepse ti je Donaldi”-shkruan ai.

Kujtojmë se Donaldi dhe Romeo kanë treguar se kanë një miqësi të ngushtë me Mozzik dhe Getinjo. Këta të fundit, kanë qenë dy nga mbështetësit më të mëdhenj të Donaldit në rrugëtimin Brenda “Big Brother VIP”.

Madje bëri goxha bujë kur pak javë më parë, Mozzik ishte i ftuar për të performuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku shfaqi hapur mbështetjen për Donaldin. Ai e konsideroi atë “mjaltin” e shtëpisë teksa aktori e shoqëroi në ambientet e brendshme, veprim për të cilin u penalizua nga “Vëllai i Madh”.

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit