Vushtrri: Aheng familjar që i torturon fshatarët, të shtëna me armë në një dasmë

-

Në orët e mbrëmjes të datës 12 shkurt 2022, në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Dumnicë.

Me t’ pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar, nga personi i dyshuar janë sekuestruar tri armë të llojit pistoleta.

Në cilësi të të dyshuarit për të shtëna me armë është intervistuar: M. I., 55 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës.

Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës dhe përdorim i armës’’ .

 

spot_img

Follow us in Facebook,Instagram

113,363FansLike
887FollowersFollow

Postimet e fundit